TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 43-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Itali. Ai ishte dëbuar një vit më parë nga shteti fqinj, por ky i fundit ka thyer masën dhe është rikthyer sërish në shtetin italian.
Teksa qëndronte para një shkolle dhe me kapuç në kokë, policia e vlerësoi si të dyshimtë paraqitjen e tij dhe vendosi të ushtrojë kontroll.
Autoritetet dyshuan se, shqiptari ishte duke përgatitur plane për vjedhje. Në këtë momente shqiptari është larguar duke kapërcyer muret rrethuese të shkollës, si edhe të disa shtëpive, por misioni për t’u arratisur dështoi. Ai u arrestua menjëherë.