AKTUALITET, 7 Janar 2019, 17:07

Gara për Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden do të garojë kundër Donald Trump

Gara për Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden do të garojë

Joe Biden ka deklaruar se është i vetmi demokrat që mund garojë kundër presidentit Donald Trump në vitin 2020. Miqtë e ish-senatorit Delaware thanë për New York Times se Biden ka gjasa të vendosë për një kandidaturë presidenciale në dy javët e ardhshme.

Mbështetësit e tij besojnë se rrënjët që ka ai në klasën e punës mund të fitojnë demokratët që kanë braktisur partinë për Donald Trump në 2016.

Muajin e kaluar duke iu referuar garës elektorale të vitit 2020, ai u shpreh se është personi më i kualifikuar në vend për të qenë President. Por nga ana tjetër, shumë demokratë besojnë se është koha që një person i ri të udhëheqë partinë pasi një brez i ri kandidatësh i çoi në fitore në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë gjatë 2018-ës.