AKTUALITET, 5 October 2026, 17:46

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Lufta kundër krimit transnacional dhe trafikut të drogës, prioritetet kryesore të Donald Trump

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Lufta

Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Eric Wendt ka takuar kreun e SPAK, Klodian Braho.

Ky është takimi i parë i Wendt me numrin një të Strukturës së Posaçme, Klodian Braho. 

Wendt bëri me dije se prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump janë të qarta. Ai vuri theksin tek lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm.

Takimi vjen në një moment kritik për Shqipërinë, ku ka mjaft akuza për keqqeverisje dhe korrupsion.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër prioritetet kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mënyrën se si partneriteti ynë kontribuon në një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.