TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”- thuhet në mesazhin e ambasadës.
Shpërthimi i një mine me 6 maj i mori jetën nëtetares Zarfie Hasanaj, ndërsa major Tanushi mbeti i plagosur, por për shkak të plagëve humbi jetën katër do të më vonë.
Trupi i majorit shqiptar do të vijë nesër në Shqipëri nga Letonia.