AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 16:56

Ambasada e SHBA në Tiranë: Hetim të plotë Tahirit dhe Martinajt

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish ministrin Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn.

Njoftimi i ambasadës ne Facebook:

??️ | Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

 #KushEKaRradhën

Ghbn