LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2019, 17:26

FOTO/ Moti i keq fluturon çatinë! Çfarë ndodhi në Tiranë? Qytetari: Zoti na ruajtë

Një ngjarje që mund të përfundonte tragjikisht. Kjo ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Fortuzi” në Tiranë.

Si pasojë e motit të keq, shoqëruar edhe me erëra të forta, një pjesë e çatisë në një prej pallatet ka rënë në rrugë duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve.

Fatmirësisht, përveç dëmtimeve në disa makina të parkuara, nuk ka patur të lënduar në njerëz.

"Përshendetje joq, e bërë sot në rrugen Fortuzi. Ka rënë çatia nga kati 11, Zoti na ruajt", shkruan qytetari mbi foto.