AKTUALITET, 18 Maj 2018, 16:23

Albert Veliu del nga prokuroria pas 6 orësh përballë prokurorëve

Albert Veliu del nga prokuroria pas 6 orësh përballë

Albert Veliu dëshmitari që akuzon Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ora 10:00 e paradites së sotme deri në orën 16:00.

I prezantuar fillimisht si Dëshmitari X, Albert Veliu është paraqitur para prokurorit Përparim Kulluri, i shoqëruar nga dy përfaqësues ligjor te Partisë Demokratike. 51-vjeçari u pyet si person që ka dijeni mbi audiopergjimin e bërë publik nga Partia Demokratike ku pretendohet se ai komunikon me vëllain e ministrit për trafikimin e një sasie kanabisi.

Veliu dha sqarime për mënyrën se si është bërë ai përgjim, nëse ka dijeni dhe kohen kur ka ndodhur biseda. Ndërsa pasditen e të enjtes Albert Veliu është marrë në pyetje nga prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana, i cili po heton kallëzimin e bërë nga Agron Xhafaj për zyrtarët e Partisë Demokratike që bënë publik materialin.