AKTUALITET, 18 Maj 2018, 13:01

VIDEO/ Xhafaj nuk e fsheh dot tensionin, i merret goja në konference

VIDEO/ Xhafaj nuk e fsheh dot tensionin, i merret goja në konference

Paraditen e kësaj të premte ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka patur një takim me ambasadoren e gjermane Susanne Schuetz.

Pas takimit atë kanë dhënë një konferencë për shtyp lidhur me bashkëpunimin e policive mes dy vendeve, e nuk kishte si Xhafa ti shpëtonte pyetjes së gazetarëve lidhur me dëshmitarin Albert Veliu i cili doli me zë, figurë dhe foli për vëllain e ministrit dhe përfshirjen e tij në trafik droge.

Duket se ministri i Brendshëm nuk po e kalon lehtë një situatë të tillë. Në daljen e sotme për median ai ka folur me zë të ulët, në disa raste i është marrë edhe goja dhe dridhur zëri.

Duke treguar gjendje e tensionuar në të cilën ndodhej.

Xhafaj tha se detyra e tij ishte për të punuar për të ngritur prokurorinë e policisë speciale, ndërsa PD sajesën digitale

“Detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale e policinë speciale detyra e tyre është të punojnë për qytetarin digjital të sajuar. Kjo nuk është çështja ime, është e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata atë rrugë. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën time”

Ndiqni më poshtë videon: