TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama nuk dha asnjë informacion tjetër që do të jepte të paktën një të dhënë për ekzistencën e agjensisë së huaj që i ka provuar brenda natës se audio përgjimi që implikonte Agron Xhafajn në trafik droge ishte i manipuluar.
I pyetur nga gazetarët disa herë nëse kjo agjensi kishte emër, në çfarë shteti ndodhej apo çfarë objekti kishte analizës, Rama tha se nuk mund të jepte asnjë të dhënë të tillë.
“Unë fola për një agjensi të specializuar. Ajo që bëra ishte urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë prokuroria, cilado të jetë ajo. Por për sa më takon, jam i qartë dhe thashe dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime të qarta dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos pengimin dhe mundësisht, hedhur në erë negociatat. Dita e djeshme duhet ti ketë dhënë të gjithëve përmes audio apo video të PD-së, se në çfarë derexheje u katandis PD, se në çfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse priti pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë. Sepse e ka pasur në dorë më parë. Në një kuptim e falenderoj PD, që e bëri demaskimin e maskaradës me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP” u shpreh Rama.
Edhe pas insistimit të gazetarëve për një të dhënë konkrete në lidhje me këtë agjensi që i dha Ramës sigurinë për të mos e shkarkuar Fatmir Xhafën, si Ministër i Brendshëm, kryeministri pranoi të jepte asnjë të dhënë, duke forcuar dyshimet se deklarata e tij nuk ishte e vërtetë por u bë nën presionin e fakteve dhe skandalit që të çonin në shkarkimin e ministrit.
“Nuk mund t’ju ndihmoj me asgjë për këto që pysni, përgjigjia ime është e qartë. Ajo që u servir si autentik është i manipuluar. Detajet se si dhe pse janë detaje të punës së prokurorisë dhe të debatit” u shpreh Rama.