AKTUALITET, 18 Maj 2018, 15:37

Grabitet supermarketi në Tiranë, tre persona marrin kasafortën dhe...

Grabitet supermarketi në Tiranë, tre persona marrin kasafortën
Një supermarket është grabitur këtë të premte në Tiranë, ku tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë marrë kasafortën e janë larguar me një makine.

Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.