AKTUALITET, 18 Maj 2018, 12:15

Dëshmia e Albert Veliut, vjen reagimi i parë i ministrit Fatmir Xhafaj

Dëshmia e Albert Veliut, vjen reagimi i parë i ministrit Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar sot pas interesit të medias, lidhur me dëshminë e dhenë nga Albert Veliu, shfaqut si bashkëpunëtori X, në audiopërgjimin me vëllanë e ministrit, Agron Xhafajn.

“Me pytetet per deshmine e paraqitur dje nga Partia demokratike, dua t’u them nje gje qe këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale dhe ata atje në vendin e sajesave dixhitale, unë duhet të punoj për prokurori speciale e task force speciale, kurse ata për dixhitalin e sajuar, për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”- tha Xhafaj.