AKTUALITET, 18 Maj 2018, 14:12

VIDEO/ Gazetarja Meta e nxjer Ramën nga binaret. E bën të braktise konferencën

VIDEO/ Gazetarja Meta e nxjer Ramën nga binaret. E bën të
Kryeministri Rama e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë ditën e sotme në konferencën e tij nga Rinasi nga pyetjet e gazetares së Fax News. Ajo e pyeti kryeministrin se si ndihej që kur dy nga ministrat e tij kanë dalë si persona të lidhur më trafikun e drogës, por Rama ia ka kthyer duke i thënë se duhet të pyesë pronarin e saj. Gazetarja ka vazhduar replikën duke thënë se e gjen pa vend këtë krahasim, ndërsa Rama ka vazhduar me të tijën duken thënë se gazetarët nuk duhet ta marrin mikrofonin për të bërë propagandë. Në këtë moment gazetarja i është kthyer Ramës se nuk është propagandë pasi kjo qeveri ka dy ministra të akuzuar si të lidhur me trafikun e drogës. Pas kësaj Rama iu drejtuar gazetares më frazën “Hajde këtu bej konferencën e shtypit” dhe largohet. Debati i plotë Gazetarja : Si ndiheni kur të dy ministrat e qeverisë tuaj kanë dalë me akuza si të lidhur më trafik drogë? Rama: Pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?. Gazetarja: Unë po ju pyes juve, sepse jeni kryeministër që qeverisini vendin Rama; Nuk jemi duke bërë debat, ju bëtë pyetjen unë ju jap përgjigje. Dhe përgjigja ime është kjo pyesni pronarin tuaj dhe thuani që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë në një fushë të dy. Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë çështje, për shkak se është një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve sepse nuk lidhen me qeverisjen e vendit. Rama: Kurse unë e gjej pa etikë që ju jeni këtu gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve. Kemi një ish ministër në arrest shtëpie për trafik droge, dhe një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. P{yetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë të implikuar dhe të akuzuar. Nuk është propagandë. Rama: Unë jam respektues… Gazetarja: Dhe unë jam respektuese po nuk mund të pranoj që po bëj propagandë se nuk është propoagandë po thjesht një pyetje Rama: Hajde këtu dhe mbaro konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim!
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/video-1526647379.mp4"][/video]

TPZ./AL