AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 13:35

Rama i përgjigjet PD dhe LSI: Të ulemi pa humbur kohë, mos shihni gishtin kur tregoni hënën

Rama i përgjigjet PD dhe LSI: Të ulemi pa humbur kohë, mos shihni


Partia Socialiste nuk tërhiqet nga ftesa për mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar në një status në twitter se opozita nuk mund ta kushtëzojnë Këshillin Politik ashtu siç ka bërë dikur me Kuvendin.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.

Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”, shkruan Rama.