AKTUALITET, 14 Prill 2020, 10:33

Akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit. Eftimiu dhe Halipaj në video konferencë: Nuk duam gjykim online


Dy të pandehurit për vrasjen e Devi Kasmit nuk pranojnë gjykim online.

Në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur me video konferencë gjykimi në themel ndaj grekut Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe Elton Halipaj nga burgu 313 sipas nenit 4 të Aktit Normativ.

Eftimiu dhe Halipaj akuzohen për vrasje në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Por dy të pandehurit deklaruan se nuk duan që gjykimi të vijojë në këtë situatë e në bazë të nenit 3 gjykimi i tyre u pezullua.