TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka zyrtarizuar dy kandidaturat që do të shkojnë në garë për kreun e partisë.
Do të jetë Ibsen Elezi ai që konkurron përballë Sali Berishës me qëllim marrjen e drejtimit të partisë, ndërkohe që shumë të tjerë nuk guxuan ose u tërhoqën nga gara.
“Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022: 1. Z. Sali Berisha, 2. Z. Ibsen Elezi”, njofton Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD.
Mbështetësit e Berishës kanë përfunduar riorganizimin e strukturave të partisë në rrethe dhe tashmë pritet që të finalizojnë gjithçka me zgjedhjen e kreut të PD-së. Mbetet për t’u parë se sa vota do të marrë Ibsen Elezi përballë Berishës.
Ish-kryeministri tha se do të kërkonte zgjedhjen në krye të partisë me referendum nëse nuk i dilte dikush përballë.