AKTUALITET, 9 Maj 2022, 11:45

“Drafti për Presidentin, marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj”, Komisioni i Rithemelimit: Lojë e neveritshme ndaj popullit opozitar

“Drafti për Presidentin, marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj”,

Komisioni i Rithemelimit e ka quajtur draftin e Enekeljd Alibeajt si në kundërshtim me parimet e vendosura në Kuvendin e 30 prillit.

Përmes drejtoreshës së komunikimit të Komisionit, Floriana Garo, ata e cilësuan draftin për zgjedhjen e Presidentit të ri, si një marrëveshje të Bashës, Ramës dhe Alibeaj.

“Deputeti Alibeaj ka njoftuar me kundërshtim të plotë me Kuvendin e 30 prillit dhe rregulloren e grupit parlamentar, mbledhje të grupit parlamentar ditën e sotme. Ka shpërndarë pa pasur targër, marrëveshjen de facto Rama-Basha. Kështu Rama me dyshen e emëruar prej tij, Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj është një akt tradhtie për mbi 600 mijë votuesit e opozitës. Është një akt poshtërimi. Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama.

Binomi Basha-Alibeaj i sjellin si të tyren. Me propozimin e tyre, Basha-Alibeaj duan të na bindin se po përjashtojnë kandidaturat e Ramës.

Ky dokument vlen në kundërshtim flagrant me rezolutën e 2022 për Presidentin e Republikës. Kjo është një lojë e neveritshme me demokratët dhe popullin opozitar.

PD i bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Basha-Rama-Alibeaj në kurriz të popullit shqiptar dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha Garo.