TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për mënyrën si duhet të zgjidhet pasardhësi i presidentit Ilir Meta, të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbrojnë tezën që duhet të përfshihen në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Paloka e quan të turpshme përfshirjen e Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në këtë proces, duke thënë se Rama mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf ndërsa Alibeaj i mbledh me e-mail.
Sipas tij, kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Postimi i plotë:
Propozimet e Ramës shiten si kritere te “opozitës” ! Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë.
Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail.
Ne finale, kandidati i Ramës do dale nga goja e L.B, E.A… Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre.