AKTUALITET, 9 Maj 2022, 11:59

Mbledhja e grupit e thirrur nga Alibeaj, zbulohen dy emrat e përfolur për President

Mbledhja e grupit e thirrur nga Alibeaj, zbulohen dy emrat e përfolur

Ditën e sotme në orën 14:00 , Kryetari i shkarkuar i Grupit Parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj ka thirrur një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri.

Dy emrat që po qarkullojnë si propozime për President, janë ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës.

Zhiti është propozuar nga Deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi.

Ndërkohë ,Komisioni i Rithemelimit e ka quajtur draftin e Enekeljd Alibeajt si në kundërshtim me parimet e vendosura në Kuvendin e 30 prillit.

Përmes drejtoreshës së komunikimit të Komisionit, Floriana Garo, ata e cilësuan draftin për zgjedhjen e Presidentit të ri, si një marrëveshje të Bashës, Ramës dhe Alibeaj.