AKTUALITET, 9 Maj 2022, 10:56

U hodh nga kamioni të shpëtonte pasi ju prishën frenat, vdes 35-vjeçari në Has

U hodh nga kamioni të shpëtonte pasi ju prishën frenat, vdes

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Qafë Barakut në Has ku ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Sipas policisë, i riu i cili drejtonte një kamion, ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të mosfunksionimit të mjetit.

Shtetasi me iniciale S.J. ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur nga dera e mjetit, por për shkak të përplasjes, humbi jetën.

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.