AKTUALITET, 15 Maj 2023, 18:42

"Zgjodhëm zhvillimin dhe jo figurat politike", festë me daulle nga simpatizantët e PS në Tropojë, kreu i PS: Fitore historike!

"Zgjodhëm zhvillimin dhe jo figurat politike", festë me

Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tropojës Egzon Bashkurti, ka reaguar në lidhje me fitoren e PS-së në këtë bashki.

Bashkurti tha se kandidati Rexhë Byberi, fitoi falë punës së bërë në krye të bashkisë gjatë 4 viteve që ai ishte në pushtet.

Kreu lokal i PS shtoi se Tropoja zgjodhi këtë herë zhvillimin dhe jo kandidatët politikë, duke e cilësuar fitore historike.

“Tropoja këtë radhë ka zgjedhur të ecë përpara me zhvillimin dhe padyshim suksesi ishte me fitoren tonë historike me kandidatin tonë Rexhë Byberi. Një njeri që për 4 vite vendosi në radhë të parë punën në Tropojë. Me mbështetjen e qeverisë u bë një punë shumë e mirë në Tropojë dhe Tropoja e vlerësoi këtë gjë.

Tropoja më në fund zgjodhi zhvillimin dhe jo figura politike që në vijimësi kanë marrë vota dhe kanë përdorur Tropojën për interesat e tyre politike. Tropoja zgjodhi zhvillimin”, tha Byberi.

Fitorja historike e PS-së u shoqërua me një festë të madhe nga simpatizantët e Partisë Socialiste.

Poll