AKTUALITET, 15 Maj 2023, 18:17

“Sovrani nuk gjykohet”, kandidati socialist në Mirditë pranon humbjen dhe uron kundërshtarin

“Sovrani nuk gjykohet”, kandidati socialist në Mirditë

Kandidati socialist për Bashkinë Mirditë, Ndrec Dedaj, ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Dedaj u shpreh sovrani nuk gjykohet për zgjedhjet e tij. Mes të tjerash ai tha se qytetarët besuan te vota e kundërshtarit.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur bashkëqytetarë, sëbashku me ju po përmbyllim një rrugëtim 8 vjeçar në krye të punëve të Bashkisë Mirditë. Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjithë dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjithë fuqinë e mendjes dhe të zemrës, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë të prekshme dhe të pranuara nga të gjithë. Garova dhe për një rrugëtim tjetër 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Melyshin.

I uroj Albertit suksese në detyrën e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë.

Sovrani nuk gjykohet.

I juaji Ndrec Dedaj.

Poll