AKTUALITET, 15 Maj 2023, 17:59

Arrestimi i Belerit/ ‘Kërcënon’ Greqia: Veto pranimit të Shqipërisë nëse s’qetësohet situata në Himarë, do t’ju bllokojmë rrugën për BE

Arrestimi i Belerit/ ‘Kërcënon’ Greqia: Veto pranimit

Ministri grek i Shtetit, Akis Skertsos ka paralajmëruar autoritetet shqiptare se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse Himara nuk qetësohet. Në një konferencë për shtyp, Skertsos e cilësoi të papranueshme dhe një skenar arrestimin e kandidatit Fredi Beleri dy ditë para zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë. Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në rrugën e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani. Lajmet që vijnë nga Shqipëria se Beleri ka fituar pastër zgjedhjet shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim,”, tha ai.

Sot Beleri, i cili ndonëse në qeli, u shpall fitues në garën për bashkinë e Himarës. Ai mundi socialistin Jorgo Goro me 19 vota. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash.

Poll