TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimeve që bëri pak ditë më parë për garën në FRPD, duke denoncuar shkeljet, aktivistja Evi Kokalari vijon betejën online me ata që e sulmojnë.
Ajo e ka krahasuar veten me ‘Kalin e Trojës”, teka ka shtuar se në “Foltore” erdhi me ftesë të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, e cila pretendon se në Partinë Demokratike dhe në “Foltore” u katapultua me ndihmën e Shkëlzen Berishës.
Po çfarë shkroi dje aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari? Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale përmendi edhe Berishën dhe gazetarin Çim Peka.
“Edhe diplomatët "top notch" i keni!!
Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës i të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!
Ju njerëz, as 'damage control' nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etikoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi.
Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë grekë. Patriotizmin dhe besnikërine ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetur. Ju as besnikërine ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot.
Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Me solli Shkëlzeni nepermjet Çim Pekës.
Me që Mal Berisha e fshiu postin e tij që kisha ndarë, po shtoj fotot e msg që te kuptoni atë që kam shkruar.”- shkruan Kokalari.