AKTUALITET, 7 Tetor 2022, 12:02

“Një kilometër autostradë, dy milionë euro”, Berisha: Qeveria ka grabitur shqiptarët!

“Një kilometër autostradë, dy milionë euro”,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me banorë të zonës në Memaliaj. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitet e qeverisjes vetëm i ka grabitur shqiptarët. Gjithashtu kreu i PD theksoi se opozita e bashkuar do ta largojë qeverinë Rama nga pushteti.

“Shqiptarët i merr për njerëz të padijshëm, por e vërteta është se janë inteligjentë , patriotë dhe të ndershëm. Ju garantoj se sot me të ardhurat e 9  viteve 400 miliardë lekë, me borxhin që ka marrë 500 miliardë lekë çdo pensionist do kishte pension tre herë më të lartë dhe çdonjëri në punë do kishte rrogë tre herë më të lartë, por këto janë vjedhur dhe shpërdoruar masivisht.

1 kilometër rrugë nga Lushnja në Fier, 1 kilometër autostradë nga Levan në Vlorë, e para 1 milionë euro dhe e dyta 2 milionë euro, sot kushton 24 milionë euro, po në fushë dhe po në të njëjtin terren. Një shkollë në Tiranë ndërtohet me 4 milionë euro. Të gjitha këto kushtojnë 500-600 mijë euro të tjerat futen xhepave, nuk mbetet gjë për qytetarët.

Largimi i kësaj qeverie lëshon potencialet e mëdha në shërbim të qytetarëve. Sot pasuritë tona kombëtare janë shndërruar në mallkim për ne. Për herë të parë në histori në paguajmë çmime të tmerrshme.

Pra një pasuri që kemi edhe ajo na mallkon. Kjo është për të gjitha pasuritë publike. Pra ajo që mbetet është të bëjmë gjithçka për një fitore në këto zgjedhje dhe t’i japim duart kësaj qeverie që nuk ka ndodhur në 100 vitet e fundit që një qeveri të ketë vjedhur si kjo e sotmja.

PD dhe  opozita shqiptare do bashkohet dhe e bashkuar do të nxjerrë nga pushteti Ramës.

Dy fjalë do të them për Taulant Balla: “Quhesh Gentian Sharra një nga anëtarët e bandës që me ndihmën e tytës së armës fiton vota. Koha po u vjen që të marrin përgjigje të gjithë dhe unë jam i bindur për fitoren opozitare”, tha më tej Berisha.