AKTUALITET, 7 Tetor 2022, 10:08

Kërkuan lirinë, Gjykata e Lartë lë në burg Lefter Kokën dhe tre zyrtarë të arrestuar për Inceneratorin e Fierit

Kërkuan lirinë, Gjykata e Lartë lë në burg Lefter

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit.

Në këtë mënyrë anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb  Abeshi, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do të vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se mëngjesit e 29 marsit të këtij viti me urdhër te SPAK u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.