TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kolegjit turk “Mehmet Akif”, i cili kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e tij.
Më 26 shtator, gjimnazistet e kolegjit “Mehmet Akif”, protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor.
Ata u mblodhën para ministrisë së Arsimit, ndërsa thanë se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.
Qeveria vendosi më 22 shtator, për mbylljen “Mehmet Akif”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.