AKTUALITET, 7 Tetor 2022, 12:49

“Qeveria të vjedhë më pak dhe të rrisë pagat për pedagogët”- Meta: Rama nuk e bën këtë sakrificë, kërkon t’i fusë ata në konflikt

“Qeveria të vjedhë më pak dhe të rrisë pagat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të pedagogëve të cilën kërkojnë nga qeveria t’i rrisë pagat.

Në mbledhjen e Komitetit Organizativ të PL-së, Meta u shpreh se Rama nuk e bën sakrificën për të vjedhur më pak dhe ti  plotësojë kërkesat pedagogëve.

Reagimin e kryeministrit menjëherë pas protestës së pedagogëve e konsideron si antiprotestë.

“Mbështesim kërkesat e drejta të pedagogëve. Ata kërkojnë që në dy vjet të arrijnë atë standard pagese që sot e kanë kolegët e tyre në Kosovë. A ka gjë më të arsyeshme.

Unë kam qenë kryeministër, kam qenë i ri, situata ekonomike nuk ka qenë e ndritur, është bërë një grevë është diskutuar dhe janë rritur pagat.

Para ka, çfarë sakrificë duhet të bëjë qeveria, të vjedhë më pak. Por Rama nuk do ta bëje këtë sakrificë.

Ky jep zgjidhje për ti futur në diversion pedagogët. Në vend që të dialogonte me ta, ai shkon bën anti protestë te universiteti tjetër. Jo vetëm kaq, por premton një rritje që nuk përballon dot indeksimin. Jo vetëm kaq, por i thotë pjesën tjetër merreni nga studentët ju. Për ti përçarë pedagogët dhe për ti futur në konflikt.

Nuk ka figurë më të rëndësishme shoqëria sesa pedagogu dhe mësuesi.

E patë renditjen që bëri KE për mësuesit në gjithë Evropën, përfshirë edhe Rajonin. Ku ishte Shqipëria e Ramës? E fundit. 4100 euro në vit.

Ku ishte Mali i Zi? 9200 euro në vit, mbi dyfishin e Shqipërisë. E kështu të gjitha vendet e tjera të Ballkanit.

Po çdo të thotë që një mësues ta ketë pagën 4100 euro në vit? Familja e tij është në kushtet e mbijetesës”.