AKTUALITET, 7 Tetor 2022, 10:16

Zgjedhjet lokale/ Rama do të mbledhë sot në Durrës kryebashkiakët dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Zgjedhjet lokale/ Rama do të mbledhë sot në Durrës

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në qytetin e Durrësit kryebashkiakët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe.

Mbledhja do të mbahet të premten dhe të shtunën dhe në fokus të bisedimeve do të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Kujtojmë se kreu i qeverisë u takua mëngjesin e së hënës jo formalisht edhe me presidentin Bajram Begaj.

Në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e kësaj pranvere. Në ditët që pasuan gjatë kësaj jave, kreu i shtetit u takua edhe me krerët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale, 2023.

Në takim, Begaj thirri edhe Oerd Bylykbashin nga “PD-ja e Berishës.”