TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur sot në Fushë Prezë, ku një makinë është përplasur me një motor, drejtuesi i së cilit është lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në Fushë Prezë, ku mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motorin me drejtues C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 26.08.2023, rreth orës 12:25, në Fushë Prezë, mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motorin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.