AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 19:51

Zjarri në Shkodër, 25 njësi tregtare të shkrumbuara dhe një vilë, flakët rrezikojnë banesa të tjera edhe një shkollë

Zjarri në Shkodër, 25 njësi tregtare të shkrumbuara dhe

25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci i rëndë nga zjarri që përfshiu tregun e Shkodrës.

Zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse po tentojnë të shpëtojnë nga flakët banesën e dytë. Nga flakët rrezikojnë edhe një shkollë aty pranë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.