AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 19:38

Zjarri i madh në tregun e rrobave dhe djegia e një vile në Shkodër, reagon policia: Po bëhet evakuimi i banorëve

Zjarri i madh në tregun e rrobave dhe djegia e një vile në

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para për zjarrin me përmasa të frikshme që ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura, ndërsa edhe një vilë ka nisur të shkrumbohet. 

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, sqaron policia.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.