TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i madh ka rënë tek tregu i rrobave të përdorura në lagjen Ndoc Mazi në Shkodër.
Nga zjarri rrezikohen banesat. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca zjarrfikëse dhe policia. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po punohet për fikjen e flakëve.
"Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.", sqaron policia.