AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 16:40

Goditi me grushte punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari

Goditi me grushte punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet

Policia në Prrenjas njofton se ka ndaluar një 41-vjeçar, pasi për shkak të detyrës ka goditur punonjësin e shërbimit pyjor. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas. Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Goditi me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas. Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.