TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria vijon betejën me flakët e zjarrit. Delvina u zgjua sërish nën rrethimin e zjarrit pas luftës së mbrëmshme me flakët e llahtarshme. Flakët kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndwrhyhet me dy helikopterë. Energjia elektrike është ndërprerë.
Nuk ka rrezik për spitalin dhe puset e naftës, ndërsa era i ka shpërndarë flakët në rrethina.Nderkohe, u dogjën 4 shtëpi, prej të cilave vetëm 1 e banuar. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar në Delvinë.
Situatë emergjente është edhe në Gramsh, veçanërisht në njësinë administrative Skënderbegas, ku janë bërë evakuime të banorëve.
Nga ana e tij, ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu!
"Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pandalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.
Tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.
???? Vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.
???? Mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë", reagon ministri Vengu!