TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Delvina ka shënuar kulmin e pasojave nga zjarret, ku flakët e Syrit të Kaltër kaluan në qytetin mes malesh pak kilometra më tutje, duke djegur dhjetra shtëpi në disa lagje.
Pas një nate ferr, qyteti ishte në asfiksi të plotë.
Qyteti i vogël i Delvinës në jug të Shqipërisë është gdhirë sot pas një nate ferri. Për herë të dytë brenda pak javësh, banorët u përballën me zjarre që nëse do të kishin vazhduar me të njëjtin intensitet dhe për pak orë, do të kishte bërë shkrumb e hi gjithçka.
Ministri Pirro Vengu ka deklaruar se rreziku për banorët dhe shtëpitë në Delvinë ka kaluar. Zjarri është ndihmuar nga era e fortë dhe situata ka kaluar në nivelin e rrezikut maksimal brenda një ore, duke detyruar evakuimin e shtëpive dhe spitalit.
Gazetari Ermir Hoxha ka publikuar disa fotografi të shkrepura këtë të mërkurë, në të gdhirë në Delvinë, ku shihen shtëpi e sipërfaqe të mëdha toke të bëra shkrumb e hi, ndërsa në rrugë pushojnë të rraskapitur zjarrfikës e ushtarakë të Forcave të Armatosura.
Jas si e përshkruan ai atë se çfarë ka gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm:
"Hataja e zjarreve në Delvinë më gjeti paksa larg, në Kosovë. Udhëtova gjithë natën për të mbërritur në mëngjes herët, te familja ime e traumatizuar.
Dhe, duke parë hatanë që ka përpirë dhjetra shtëpi në disa lagje të qytetit, pasi u ka shkrumbuar të gjithë pasurinë natyrore banorëve – qindra rrënjë ullinj e të tjerë drufrutorë – ku ndër më të humburit është im kunat, mu kujtuan fjalët e të ndjerës Drita Çomo te kujtimet e saj, e bija e Liri Belishovës, që pos persekutimit të rëndë komunist u sëmur dhe nga kanceri, e cila thoshte si për t’i dhënë gajret vetes: “Nuk ka asgjë të tmerrshme gjersa ka diçka dhe më të tmerrshme se tmerri që mendon se të ka ndodhur”.
Në Delvinë po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka, pasi vatrat e zjarrit janë ende aktive por rreziku i madh si mbrëmjen e djeshme është shmangur. Disa shtëpi raportohet se janë djegur, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa dëmet materiale paraprakisht raportohet se janë tepër të mëdha.


