TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shuhet zjarri në fshatin Selishtë të Njësisë Administrative Cakran të Fierit. Sipërfaqe me tokë bujqësore dhe shkurre u dogjën nga flakët pasditen e sotme në Gjonç-Selishtë, dhe pas disa orësh lufte u bë izolimi i vatrës.
Në aksion ishin 2 mjete të Zjarrfikëses me efektivë nga Fieri.
Në fshatin Gjonç zjarri arriti deri pranë nënstacionit të pompave të Selishtës, duke rrezikuar djegien. Edhe pse në kushte të vështira të tymit dhe zjarrit, u bë e mundur fikja e tij nga reparti zjarrfikëseve. Mësohet se janë djegur edhe mbi 200 rrënjë ullinj.