TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe.
“Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024; numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024”, thuhet në raportin e INSTAT.
Sipas raportit të INSTAT në këtë tremujor qarku me rritjen më të lartë të lindjeve është Tirana, dhe më pak lindje janë regjistruar në Gjirokastër.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26%”, vijon raporti.