TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj situatës alarmante me zjarret në vend.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se zjarret kanë pushtuar vendin në të katërta anët.
Ai shton se situate është aq shqetësuese saqë flakët kanë rrethuar lagje dhe fshatra, duke marrë edhe jetë njerëzish.
Postimi i Berishës:
Shqipëria në zjarre në të katërta anët e saj!
Miq nga Saranda në Tropojë mbi 60 vatra zjarresh dhe flakësh të fuqishme që po djegin qindra e mijëra hektar kullota, pyje, ullishte, pemtore, por dhe kanë rrethuar fshatra dhe lagje të banuara, kanë marrë jetë dhe kanë plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme dhjetra qytetarë.