TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, I ftuar në studion e improvizuar të News24, u shpreh se Shqipëria nuk ka kapacitete të përballojë situata të tilla si zjarret e tërmeti.
“Shteti nuk ekziston ai ekziston vetëm për të nxirë jetën, pë të lënë njerëz pa punë, për të prishur shtëpia, mbyllur tv e ke në perfeksion. Kur ke një hall nuk ekziston, ka tipare piratësh, që grabisin. Edhe nëse ti I thua se po grabisin tgë rrëmbejnë dhe ty”, tha Alizoti.
Më tej, ai u shpreh se gjatë vizitës në Gramsh ku shumë fshatra u dogjën si pasojë e zjarreve, Alizoti tha se kjo që po ndodh në Shqipëri është tragjikomedi.
“Pashë ca kamionë ushtarakë të falur, disa njerëz që duhen përgëzuar. Shqipëria nuk ka kapacitete për situate të tilla emergjente”, tha Alizoti.
Tomor Alizoti. Erdhi kjo ditë që ne me dy karrige të flasim në mes të rrugës për realitetin shqiptar. Për News24 që është një logo, që i ka dhënë dritare çdo njeriu.
Shteti në Shqipëri është tragjikomedi, nuk ekziston, Shqipëria nuk ka shtet është një iluzion. Shteti në Shqipëri ekzsiton vetëm për të nxirë jetën, për të prishrr shtëpi, për të mbyllur tv, për të lënë të papunë. Kur ke një hall shteti nuk është askund. Shqipëria udhëhiqet sot nga disa piratë që vetëm grabisin.
Pash dje ca kamionë ushtarakë dhe disa njerëz me vullnet, por kjo nuk mjafton. Shqipëria nuk ka asgjë. Shqipëria nuk është shtet sepse një njeri që ka mbaruar për vizatim dhe mendon se di gjithçka.
Ai nuk e shpall emergjencën se ka hall mos paguajë hallexhinjtë që kanë humbur shtëpitë. Shqipëria ka shkuar në sistemin autokratik, ku epshi i një njeriu është mbi ligjin. Ramën e kanë prodhuar servilat.