TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas.
“Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve.
“Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo.
Banorët e fshatrave Kullollas dhe Skënderbegas në bashkinë e Gramshit e panë veten të rrethuar nga flakët brenda pak orësh dhe luftuan që të shpëtonin shtëpitë dhe bagëtitë, por më kot.
Sipas Policisë së Shtetit, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan nga flakët e zjarrit. Policia e identifikoi viktimën si autorin e zjarrvënies. Ndërkohë, banorët e evakuuar po bëjnë bilancin e dëmeve.
“Deri tani ne nuk dimë gjë se ku jemi. Jemi të frikësuar, të tronditur,” tha një tjetër banore. “U mundova të fik zjarrin afër shtëpisë. Nuk di çfarë bëhet me pjesën tjetër të bagëtive që kam. Kam shumë kokë bagëti sipër dhe nuk e di se çfarë bëhet,” shtoi ajo, duke theksuar se u detyrua që të ikte pasi e mori policia.

Vatra e zjarrit në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit ishte një ndër më të rrezikshmet, por jo e vetmja. Të keqpajisur dhe me mungesa të mëdha logjistike, forcat e Emergjencave Civile të mbështetura nga Policia dhe Ushtria u përballën me 64 vatra zjarri në të gjithë vendin, 24 prej të cilave janë ende aktive të mërkurën.
Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas.
“Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve.
“Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo.
Banorët e fshatrave Kullollas dhe Skënderbegas në bashkinë e Gramshit e panë veten të rrethuar nga flakët brenda pak orësh dhe luftuan që të shpëtonin shtëpitë dhe bagëtitë, por më kot.
Sipas Policisë së Shtetit, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan nga flakët e zjarrit. Policia e identifikoi viktimën si autorin e zjarrvënies. Ndërkohë, banorët e evakuuar po bëjnë bilancin e dëmeve.
“Deri tani ne nuk dimë gjë se ku jemi. Jemi të frikësuar, të tronditur,” tha një tjetër banore. “U mundova të fik zjarrin afër shtëpisë. Nuk di çfarë bëhet me pjesën tjetër të bagëtive që kam. Kam shumë kokë bagëti sipër dhe nuk e di se çfarë bëhet,” shtoi ajo, duke theksuar se u detyrua që të ikte pasi e mori policia.
Vatra e zjarrit në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit ishte një ndër më të rrezikshmet, por jo e vetmja. Të keqpajisur dhe me mungesa të mëdha logjistike, forcat e Emergjencave Civile të mbështetura nga Policia dhe Ushtria u përballën me 64 vatra zjarri në të gjithë vendin, 24 prej të cilave janë ende aktive të mërkurën./BIRN/