AKTUALITET, 13 Gusht 2025, 20:49

“Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore”, Rama për situatën e zjarreve në vend: Gatishmëria është maksimale

“Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit kishte 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.

Kryeministri e konsideroi “një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”.

Rama bëri të ditur se në operacione janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit:

34 vatra aktive

13 të izoluara dhe të shuara

Në operacione janë angazhuar:

Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare

5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë

Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve

Vatra që kërkojnë  vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e  partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.