AKTUALITET, 12 Korrik 2024, 16:38

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, dy zjarrfikëse

Një vatër zjarri është shënuar të premten në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Edhe pak ditë më parë, fusha e mbetjeve u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm.