TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëlla i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishte në SPAK. Në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Olsi Rama u ndal në një prononcim për mediat.
Ai tha se kishte sqaruar ato për të cilat ishte në dijeni.
“Isha si person që kam dijeni. Shpjegimet e mia i kam përmendur. Sqarova situatën dhe nuk ka asgjë më tepër për të shtuar. Faleminderit!” tha Olsi Rama për gazetarët. Kujtojmë se ndaj tij ka një kallëzim nga Gazment Bardhi për çështjen e laboratorit të Xibrakës. Por ai në të njëjtën kohë ka kallëzuar dhe Bardhin për akuza të rreme.