TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Fredi Belerit për të pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin me 2 vite burg.
u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga GJKKO vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën që të refuzojnë këtë kërkese.
“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje.
Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.