TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Fierit pasi sipas autoriteteve kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur dhe më pas kanë publikuar pamjet në rrjetin social “TikTok”.
Raportohet se bashkëshortët S.K. dhe F.K akuzohen për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” kundrejt të birit 2-vjeçar.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.