TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarri në Malin e Gjerë mbi Gjirokastër vijon të mbetet problematik por në krahasim me orët e mëngjesit situata është e përmirësuar.
Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll dy nga katër vatrat e rrezikshme si dhe kanë reduktuar gjatësinë e brezit të zjarrit që shtrihej në mëngjes përgjatë 12 kilometrave. Aktualisht në terren po punojnë për fikjen e zjarrit 36 zjarrfikës dhe 50 forca të ushtrisë ndërsa priten përforcime me efektivë të tjerë edhe për shkak të orëve të gjata në operacion.
Situata do të varet seriozisht nga fuqia dhe drejtimi i erës. Një tjetër vatër zjarri u shfaq paradite pranë fshatit Mashkullorë në një zonë të mbuluar nga bimësia. Një tjetër ekip zjarrfikësish dhe vullnetarësh po punon për fikjen e zjarrit në këtë vatër të re. Policia është duke hetuar për identifikimin e autorëve për të paktën 4 zjarrvënie të qëllimshme brenda kësaj jave.