AKTUALITET, 12 Korrik 2024, 14:22

Inceneratori i Tiranës, përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Pëllumb Abeshi

Inceneratori i Tiranës, përfundojnë afatet e paraburgimit,

Kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Gjykata e posaçme liron nga qelia 68-vjeçarin, Pëllumb Abeshi ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit.

Abeshi aktualisht mbahej ne burg për inceneratorin e Tiranës. GJKKO bën të ditur se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

“I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi: Pranimin e kërkesës dhe shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale”, njofton Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.