AKTUALITET, 22 Dhjetor 2021, 11:44

Zhvendosja e pacientëve te Covid 2 dhe 3! I moshuari: Nuk na kanë lajmëruar

Zhvendosja e pacientëve te Covid 2 dhe 3! I moshuari: Nuk na kanë

Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve drejt Covid 3 dhe 4.

Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë për ‘Fax News’ se ka të shtruar djalin 37-vjeçar i cili është i prekur nga Covid. Ai shprehet se nuk e kanë informuar se do të zhvendosen e se nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Djalin kam shtruar 37 vjeç, komunikoj çdo ditë edhe me djalin edhe me mjekun. Djali është i pavaksinuar. Nuk e di fare nëse do të zhvendoset”, tha i moshuari.

“Mamin kam shtruar, është shumë e rënduar, mushkëritë i ka keq. Shumë pak flas me mamin, më tha që jam e rënduar nga mushkëritë dhe zemra, edhe oksigjenin e kishte shumë të ulët.

Me mjekun kam folur pardje, mami jot është shumë e rënduar më tha. Nuk me ka thënë askush që do të zhvendosen pacientët në janar. Mami 57 vjeçe është e pavaksinuar.

Duhej të vinte më shpejt në spital”, tha një djalë i ri i cili ndodhej në oborrin e spitalit.