AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 22:24

Dashamir Shehi nis lëvizjen e re , nesër prezanton platformën politike...

 Dashamir Shehi nis lëvizjen e re , nesër prezanton platformën

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi do të prezantojë nesër platformën e re të të bërit politikë “PO, për Shqipërinë”. Në një mesazh të publikuar në Facebook, aleati i Partisë Demokratike dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar tregoi se kjo platformë e re ka karakter politiko-kultural.

Kjo nismë do të prezantohet me disa aktivistë të shoqërisë civile.

POSTIMI I DASHAMIR SHEHIT:
Të dashur miq,

Nesër, së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantoj një platformë të re politiko-kulturale: “PO për Shqipërinë”.
Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Jeni të ftuar te na ndiqni live.
Me respekt,
Dash Shehi