AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 22:19

A ka frikë nga një arrestim i mundshëm? Përgjigjet për herë të parë Sali Berisha

A ka frikë nga një arrestim i mundshëm? Përgjigjet për

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur se a i trembet një arrestimi të mundësh ,është shprehur  se nuk ka asnjë lloj frike dhe ka  theksuar se ka qenë gjithmonë në përshtatje me ligjin dhe se nuk kishte kryer kurrë veprime anti-ligjore që mund të çonin në arrestimin e tij.

Aulon Kalaja: Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?

Sali Berisha: Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë.

Deklarata e ish -kryeministrit Sali Berisha ,është bërë në studion e Fax News, në emisionin "Pushteti" të Juela Meçanit